Home Aktualitet Fondi rezervë...

Fondi rezervë shkon te vaksinat, qeveria ndryshon buxhetin, marrëveshje me kompanitë për doza të tjera

4
0

Shqipëria do të përdorë fondin rezervë të shtetit për të siguruar doza të tjera të vaksinave anticovid.

Akti normativ është miratuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve për t’i hapur rrugën votimit në seancë.

Ndërkaq paralelisht institucionet që menaxhojnë situatën pandemike kanë nisur kontaktet për arritjen e një marrëveshje të re.

“Në masën 2 miliard lekë për fondin rezervë të buxhetit të shteti me qëllim financimin e fushatës së vaksinimit anticovid në masën 1 miliard lekë,” tha Denaj.

Në raportimin e bërë, zëvendësministrja e shëndetësisë Mira Rakacolli ka argumentuar kërkesën për shtesën në fond.

“Nëpërmjet mekanizmit Covax Shqipërisë i janë ofruar 23 mijë e 400 doza të kompanisë Pfizer dhe  në këtë kompani jemi të detyruar që t’i marrim nga ajo degë e kompanisë e cila ka marrëveshje me Covax,” tha Rakacolli.

Deri më tani Shqipëria ka arritur të sigurojë rreth 983 mijë vaksina.

Prej tyre 610 mijë janë Sinovac, 185 mijë janë AstraZeneca, 157 mijë janë Pfizer dhe 30 mijë Sputnik.

Në të gjithë Shqipërinë janë realizuar 923 mijë injeksione anticovid.

“Pritet që të mbërrijnë rreth 14 mijë vaksina Pfizer,” tha Manastirliu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit