Home Aktualitet Forca të shum...

Forca të shumta policie dhe kontrolle në qarkun e Elbasanit, ja çfarë u gjet brenda 24 orëve të fundit

1
0

Policia Rrugore e Elbasanit ka shtuar prezencën në të gjitha akset rrugore interurbane, urbane dhe rurale.

Mësohet se policia po ushtron kontrolle të rrepta në lidhje me shpejtësinë tej normave të lejuara nga shoferët, drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, drejtimin e motoçikletave pa leje drejtimi dhe pa kaskë mbrojtëse, mospërdorimin e rripit të sigurimit, përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit, parakalimet e gabuara, mosrespektimin e përparësisë dhe të sinjalizimit rrugor, sjelljet jokorrekte në rrethrrotullime, si dhe në shkelje të tjera që janë burim aksidenti.

Kështu, në 24 orët e fundit, policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës 4 shtetas.

Ata janë: “A. V., 59 vjeç, banues në fshatin Vidhas, Elbasan, A. S., 45 vjeç, banues në fshatin Grykësh, Peqin, M. T., 25 vjeç, banues në fshatin Mollas, Elbasan dhe F. H., 29 vjeç, banues në fshatin Godolesh, Elbasan, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi”.

Po si rezultat i kontrolleve janë pezulluar 13 leje drejtimi. Gjithashtu janë vendosur 140 masa administrative, nga këto:

• 9 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 30 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
• 101 masa të tjera për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia e Elbasanit paralajmëron se kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë në të gjitha akset rrugore të qarkut.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit