Home Aktualitet FOTO/ Aksiden...

FOTO/ Aksident tek mbikalimi i Kamzës! Makina përmbyset në rrugë

49
0

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme tek mbikalimi i Kamzës në Tiranë. Në aksident janë përfshirë tre mjete, ndërsa siç duket edhe nga fotot e siguruara nga Panorama, një nga makinat është përmbysur në mes të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, policia thotë se janë lënduar 2 persona, jashte rrezikut per jeten.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth ores 17:10, në autostradën Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa Italias, janë përplasur 3 mjete. Si pasojë janë lënduar lehtē drejtuesi i një prej mjeteve dhe një pasagjer, pa probleme për jetën.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shërbimet e Policisë Rrugore vijojnë punën për normalizimin e qarkullimit.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit