Mbrëmjen e sotme, te sheshi ”Nënë Tereza” në Tiranë u mbajtën homazhe në nder të efektivit të vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku. Në fotot shihen qytetarë të mbuluar me flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe UÇK-së, ndërsa në tokë janë ndezur qirinj në kujtim të tij.