Home ShowBiz FOTO/ Mariana...

FOTO/ Mariana, vajza nga Tirana që frymëzoi Drake të dalë me flamurin kuqezi

230
0

Artisti botërore, Drake ka qenë personazhi i ditës në vendin tonë pas lançimit të videoklipit të këngës ”Polar opposites”, kënga e albumit të tij “For All the dogs”.

Në fillim shfaqet titulli i këngës, shoqëruar me simbolin e shqiponjës dykrenare. Më pas, Drake luan poker dhe biladro me një grup miqsh, të cilët janë të veshur të gjithë, bashkë me Drake, me xhaketa të stilit bomber, ku në shpinë shfaqet sërish shqiponja e zezë dykrenare.

Mirëpo, përveç videoklipit nuk mund të mos flasim për tekstin e këngës, që duket të jetë arsyeja kryesore pse Drake i referohet Shqipërisë. Reperi kanadez këndon për një të dashur që e bllokon atë në çdo platformë sociale që mund të përdorte për të krijuar kontakt. Ai përmend një vajzë me emrin Mariana.

“Mariana ma theve besimin
Pse duhet të dëgjosh propagandën?
Sapo thyem akullin dhe tani të dyja po largoheni
U tregova i sjellshëm, nuk të kuptoj
Duhet ta lësh motrën tënde të jetë zëri i arsyes
Ose po e lexoj gabim mesazhin tend
Ose thjesht veprimet e tua po më mashtrojnë”-shprehet ai në tekst.

Drake kalon në dy ekstreme të kundërta, nga entuziazmi te mosinteresimi, ndërsa përpiqet të kalojë momentet e marrëdhënies që i ka shkaktuar këtë gjendje. Ai gjithashtu tregoi njohuritë e tij gjeopolitike duke përmendur krizën e vazhdueshme në Kosovën e Veriut me Serbinë në tekstin e këngës duke thënë “Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë/Unë thjesht e di që tensioni po rritet”. Tani ne jemi këtu për të ndarë me ju disa detaje që i kemi mësuar nga disa burime. Kjo është Mariana, vajza që mendohet se Drake i ka dedikuar këngë.

Ajo është Fashion Designer dhe kemi mësuar se është nga Tirana, jo nga Prishtina. Na thuhet se Mariana ka studiuar për Farmaceutikë në Londër. Nga Londra, u zhvendos në Los Angeles dhe më pas në New York, ku larg nga fusha për të cilën studioi, u bë ”Fashion Designer”.

Aktualisht punon dhe jeton në New York, ku ka krijuar edhe një brand të sajin. Çfarëdo që të ketë ndodhur mes tyre, rëndësi ka që nga Mariana Drake njohu dhe (sipas gjasave) pëlqeu shumë vendin tonë dhe kulturën shqiptare. Ndonëse jemi kaq të ndryshme dhe të kundërta me kulturën në të cilën ai është rritur. /Revista Class/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit