Home Aktualitet FOTO/ Ministr...

FOTO/ Ministrja Manastirliu: Gjimnazisti nga “Sami Frashërit”, platformë inovatore në ndihmë të nxënësve

56
0

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu priti sot në një takim Gerhat Ferhati, nxënës i gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë. ”Geart Ferhati është një nxënës i talentuar i gjimnazit “Sami Frashëri”, i pasionuar pas inteligjencës artificiale, që sapo ka krijuar SUAPR, një platformë inovatore për të ndihmuar nxënësit për mësimnxënien”.

Ferhati ka arritur të krijojë “Journey Boddy”, platformën e parë në Shqipëri, që lejon që përmes inteligjencës artificiale të mund të krijohet një plan udhëtimi i personalizuar.

Nxënësi është renditur gjithashtu i pari edhe në konkursin ndërkombëtar të kodimit Tech-Fest Coding Contest, duke zgjidhur saktë dhe në kohë rekord 10 sfidat e këtij konkursi, e duke triumfuar ndërmjet 300 koduesve të niveleve junior, senior dhe expert, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Ministria e Arsimit dhe Sportit është e përkushtuar të inkurajojë dhe mbështesë të gjitha aftësitë digjitale në shkolla duke filluar nga klasa e parë me kodimin e më pas duke e zhvilluar teknologjinë edhe sa i përket zgjerimit të laboratorëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit