Home Aktualitet FOTO/ Nga AP ...

FOTO/ Nga AP te Washington Post, mediat ndërkombëtare pasqyrojnë protestën e opozitës së bashkuar

150
0

Protesta e opozitës së bashkuar, ka gjetur pasqyrim në mediat e huaj. “Associated Press”, i ka kushtuar një artikull protestës së opozitës së bashkuar para kryeministrisë, ndërsa shkruan: “Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare mbajnë një protestë antiqeveritare kundër korrupsionit”.

“Protesta, e cila përfundoi paqësisht, shënoi edhe 33 vjet nga rrëzimi i shtatores kryesore të diktatorit të ndjerë komunist të vendit, Enver Hoxha”, shkruan AP.

Një pasqyrim të protestës i ka dhënë edhe gazeta amerikane “Washington Post”, ndërsa shkruan se mijëra mbështetës të opozitës shqiptare “mbajtën një protestë antiqeveritare duke akuzuar kabinetin për korrupsion”.

Protesta e opozitës është pasqyruar edhe në “ABC NEWS”, ndera shkruan: “Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare mbajtën të martën një protestë anti-qeveritare duke akuzuar kabinetin për korrupsion. Protestuesit hodhën gurë dhe flakë ndaj policëve. Disa rrëzuan një gardh hekuri rreth godinës kryesore të qeverisë në kryeqytet, Tiranë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit