Home Aktualitet FOTO/ Protest...

FOTO/ Protesta para bashkisë, ish-deputeti Strazimiri: Dukej si rrëmbim i qytetarëve, jo ndalim

31
0

Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri ka reaguar në lidhje me protestën para Bashkisë Tiranë. Ai ka ndarë me ndjekësit në Facebook, pamje ku duket se si efektivë civilë për të ndaluar një nga qytetarët, ndërkohë që i ka quajtur policët, paramilitarë të “5D”.

Postimi i plotë

Paramilitarë të “5D” apo policë të shtetit? Nuk është retorikë por një pyetje direkte Policisë së Shtetit. Ajo që pashë me sy sot, ishte tentativa për rrëmbimin e një qytetari, kryer nga persona të paidentifikuar, në rrugën më të populluar nga turistët në Tiranë, në mënyrë të dhunshme aq sa i ngjante një sherri rruge, por kurrësesi një operacioni profesionistësh të policisë.

Asnjë makinë policie në afërsi! Asnjë individ me uniformë policie që të dëshmonte përkatësinë e rrëmbyesve dhe të “operacionit” përkatës! Asnjë përpjekje e vetë rrëmbyesve për të treguar një distinktiv policie, shenjë dalluese apo qoftë edhe një fjalë që të dëshmojë se po veprojnë në emër të shtetit…

Derisa Policia e Shtetit të marrë përsipër autorësinë e operacionit dhe përkatësinë e individëve të përfshirë në rrëmbimin e qytetarit, akti mban autorësinë e të vetmëve persona të interesuar për të vepruar në atë mënyrë: Erion Veliaj dhe banda “5D”. Heshtja e autoriteteve, është dëshmia se pandëshkueshmëria dhe të pandëshkueshmit e mirënjohur, po kalojnë në sulm ndaj qytetarëve të revoltuar përmes paramilitarëve të liçencuar të rrëmbejnë cilindo, me mbështetjen dhe heshtjen fajtore të Policisë së Shtetit! KAQ!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit