FOTO/ Protestë për vrasjen e 22-vjeçares keniane, hidhet ”gjak” para Prokurorisë

Disa aktivistë të Shoqërisë Civile kanë protestuar para Prokurorisë së Tiranës, lidhur me vdekjen e 22-vjeçares nga Kenia, Joy Aoko. E reja u dhunua barbarisht nga persona të paidentifikuar në muajin gusht në Tiranë.

“Drejtësi për Joy-in”, “Neglizhenca shtetërore e vrau Joy-n”, “Ne duam drejtësi për gratë”, ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan në protestë. Protestuesit hodhën edhe bojë të kuqe në murin e godinës së Prokurorisë.

Prokuroria ka dërguar letërporosi Prokurorisë së Kenias dhe i ka kërkuar që t’i vërë në dispozicion autopsinë e 22 vjeçares. Kjo kërkesë vjen në kuadër të hetimeve për të zbuluar më tej misterin e kësaj ngjarje. Kujtojmë se Joy Aoko, u dhunua barbarisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës së saj në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë.

Prej muajsh ajo qëndroi në koma, ndërsa në fund të muajit Janar u transportuar në një spital në Kenia, ku dhe ndërroi jetë.

SHKARKO APP