Foto të reja nga Shkupi/ Rama dhe Vuçiç marrin dhurata dhe konsumojnë misër në rrugë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryetari i Shkupit, Petre Shilegov kanë shoqëruar në qytet dy mysafirët e Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Liderët janë parë edhe teksa kanë bërë shëtitje nëpër rrugët e Shkupit, madje edhe duke ngrënë misra së bashku. Ata shihen edhe teksa bëjnë gëzuar së bashku. Vuçiç dhe Rama kanë marrë disa dhurata simbolike nga vizita në Shkup.

SHKARKO APP