Home Aktualitet FOTO/ Tirana ...

FOTO/ Tirana bëhet një Britani e vogël, vendoset posteri gjigant për vizitën e ish-kryeministrit Cameron

434
0

Tirana është veshur me ngjyrat e Britanisë së Madhe. Ish-kryeministri britanik David Cameron, tashmë sekretar shteti për çështjet e jashtme në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak, pritet të vizitojë Tiranën.

Kjo vizitë e Cameron parashikohet të zhvillohet në 22 maj nëse nuk do ketë ndryshim agjende në varësi të zhvillimeve në Britaninë e Madhe. Në fokus të vizitës nuk është ndonjë çështje specifike, por vijimi i mbështetjes britanike për vendin tonë.

Në sheshin “Nënë Tereza” është vendosur edhe posteri ku shkruhet “Mirë se vjen Lord Cameron”. Në Tiranë Cameron pritet të vlerësojë koordinimin me Ministrinë e Punëve të Brendshme në parandalimin e emigracionit ilegal dhe bashkëpunim e SPAK me NCA kundra krimit të organizuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit