Home WEB TV FOTO/ Zbardhe...

FOTO/ Zbardhet e vërteta e velierës turistike që Gjergj Luca gjeti në det, Prokuroria e Sarandës tregon dokumentet

41
0

Pas lajmeve të fundit, Prokuroria e Sarandës ka zbardhur të vërtetën mbi velierën turistike ”Bavaria 50” që është marrë nga moli i policisë kufitare në Limion të Sarandës në muajin qershor nga katër punonjës dhe kapiteni i anijes së peshkimit të kompanisë Rozafa të biznesmenit Gjergj Luca. Në vendimin e Prokurorisë e cila ka marrë nën shqyrtim një kallëzim të bërë kundrejt Lucës, të cilin e akuzuan se ka vjedhur velierën, vërtetohet e kundërta.

“Nga analiza e të gjithë rrethana të faktit të parë të paraqitura në këtë kallëzim penal, rezulton se ka shkaqe që nuk lejojnë fillimin e procedimit penal dhe si të tilla janë: Në rastin konkret, nuk evidentohet fakt penal, pasi rezulton të jetë konstatuar një send pa objekte të kundraligjshme në të. Rasti në fjalë, nuk plotëson elementët e nevojshëm të anës objektive të ndonjë vepre penale të parashikuar në Kodin Penal”, thuhet në shkresën e Prokurorisë.

Gjithashtu në vendim thuhet se “sendet e sekuestruara në procesverbalin për sekuestrimin e sendeve në datë 13.06.2023: një mjet lundrues velierë me ngjyrë të bardhë me mbishkrimin në të dyja anët Bavarria Cruizen me gjatësi 15. Gjerësi 4.2 m”- t’i rikthehen pronarit të ligjshëm nëse nuk është e nevojshme të mbahen për procedura administrative të mëtejshme”.

Fillimisht Luca ka marrë autorizim për të lëvizur velierën që ka gjetur nga Porti i Sarandës në Portin e Durrësit. Duke qenë se mjeti ishte i braktisur dhe nuk vërtetohet regjistrimi i mëparshëm, Luca ka marrë përgjigje pozitivie nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës për të zhvendosur velierën.

Në përgjigjen që i kthen Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës Lucës thuhet se veliera nuk është e bllokuar dhe as e sekuestruar, ndaj edhe kërkesa për regjistrimin e saj do të trajtohet në mënyrë specifike me qëllim finalizimin e saj ne mënyrë pozitive.

“Referuar shkresës tuaj me Nr.28 Prot date 11.10.2023 “Kerkesë për fillimin e procedurave të regjistrimit të mjetit Marka Bavaria, Model 50 Cruizer dhe dhënien e autorizimit për një lundrim nga porti i Sarandës në portin Durrës”, drejtuar gabimisht – Autoritetit Portual Durres – ju bëjmë me dije si me poshtë:

Meqenëse mjeti lundrues të cilin ju kerkoni ta regjistroni (sipas 7 (shtatë) dokumentave që keni bashkëngjitur në Aneks), nuk eshte i bllokuar/sekuestruar, kërkesa juaj do të trajtohet në mënyrë specifike me qellim finalizimin e saj ne menyre pozitive. Për të arritur në një perfundim të suksesshëm, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkepunimin tuaj për të ndjekur disa hapa dhe plotësuar disa dokumenta që do ti bashkohen dosjes për procedurën e regjistrimit:

1- Me mbritjen në portin e Durresit, mjeti lundrues do të vizitohet nga nje grup i përbashkët inspektorësh të shoqerise së klasifikimit “Regjistri Detar Shqiptar Sha” dhe Kontrolli Shtetëror i Flamurit” me qëllim saktësim të të dhënave të nevojshme e te domosdoshme që do të duhet të pasqyrohen ne dokumentacionin përkatës që do të leshohet para dhe gjate procedurës së regjistrimit

Per efekt të prodhimit te nje dokumenti nga organi doganor (akti i zhdoganimit). rekomandojme vleresimin financiar të mjetit lundrues (ne vend te nje faturë blerje) nga nje ekspert i fushës i caktuar nga ana Juaj”, thuhet në përgjigjen e ministrisë”.

Veliera 15 metra e gjatë u gjet në ujërat neutralë, rreth 51 milje larg ishullit të Siçilisë në Itali, nga anija e peshkimit “Rozafa”, ekuipazhi i së cilës ishte duke peshkuar në atë hapësirë detare. Sipas ligjit ndërkombëtare, në raste të tilla, kur një velierë gjendet e braktisur dhe nuk rezulton e regjistruar ajo bëhet pronë e atij që e ka gjetur sipas procedurave.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga WebTV

Më shumë nga WebTV

Të vra*ësh babanë!

0

Lajmet e Fundit

Te Fundit