Home KRYESORE FOTO/Zyrtarë ...

FOTO/Zyrtarë të lartë amerikanë zbarkojnë në Tiranë, takohen me Ramën

1139
0

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, thotë se kanë mbërritur për një vizitë zyrtare në Shqipëri Suzy George, Shefe e Kabinetit të Departamentit të Shtetit të SHBA, e shoqëruar nga Rena Bitter, Ndihmëse Sekretare e Shtetit për Çështjet Konsullore, Mara Tekach, Koordinatore mbi Përpjekjet për Zhvendosjen e Afganëve) dhe Daniel Forbes, Shef i Kabinetit të CARE.

“Vizita e nivelit të lartë konfirmon marrëdhënien e afërt strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe nënvizon përkushtimin ndaj forcimit të marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona”, deklaron ambasada e SHBA-së.

Ata u takuan me kryeministrin Edi Rama, për të theksuar partneritetin e fortë strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Delegacioni diskutoi mbi lidhjen e fortë të dy vendeve dhe mënyrat si mund të forcohet më tej marrëdhënia dypalëshe në demokraci, mbrojtje dhe biznes.

George përcolli mirënjohjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA për kryeministrin Rama, për mikpritjen e jashtëtakonshme të ofruar nga shqiptarët për afganët, të cilët janë në pritje të zhvendosjes drejt Shteteve të Bashkuara, si dhe për partneritetin në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjatë dy viteve të fundit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit