Fotoja e 38-vjeçarit që vrau dhe groposi 8-vjeçarin

Ky është Klodian Çalamani, 38-vjeçari i akuzuar si autori i vrasjes së të 8-vjeçarit në fshatin Greçalli të Fierit. Çalamani akuzohet se ka vrarë Mateo Vellasia pasditen e sotme, të cilin e ka qëlluar me lopatë në pjesën e pasme të kokës dhe më pas e ka groposur në oborrin e shtëpisë.

38-vjeçari është fqinje me familjen e 8 vjeçarit, Mateo Vllasia, të gjetur pa jetë dhe është beqar dhe jeton i vetëm në shtëpinë e tij pasi babanë dhe vëllanë e ka në burg në Greqi ndërsa e ëma jeton në Maqedoni.

Gjatë ditës së sotme 8-vjeçari është parë nga banorët e lagjes duke bërë xhiro me biçikletën e 38 vjeçarit. Kjo ka hedhur dyshime të policia, e cila menjëherë ka nisur hetimet. Vetëm pak minuta më vonë është arritur të ndalohet 38 vjeçari i cili ka pranuar vrasjen.

SHKARKO APP