Home Editorial Fredi Beleri ...

Fredi Beleri nga burgu deputet i Parlamentit Europian!

2220
0

(Ky editorial mund të shikohet më i plotë si video ndaj kliko)

Fredi Beleri, personazhi më i diskutuar që ndodhet në burg, mesa duket do lërë Himarën për të cilën është në burg, pasi do të jetë kandidati i ”Demokracia e Re” e Kyriakos Mitsotakis në zgjedhjet për parlamentin evropian. Media greke “Kathimerini” ka publikuar një artikull ku shkruan se tashmë është e sigurt dhe Beleri është vendosur në listën e partitë në pushtet në Greqi për zgjedhjet e parlamentit europian.

“Deri në mëngjesin e sotëm, 41 nga 42 pozicionet ishin bllokuar, ku e vetmja çështje pezull ishte ajo e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili aktualisht ndodhet në burg në Shqipëri. Pritet që zyrtarizimi i emrit të tij të bëhet pasdite”, shkruan “Kathimerini”.

Në Shqipëri po pritet Apeli i GJKKO për një vendim të formës së prerë për Fredi Belerin. Një vendim fajësie do të shpallte zgjedhje të parakoshme për Himarën ndërsa pafajësia do të bënte që Beleri të betohej si kryebashkiak.

Prej afro një viti, Greqia është në ”luftë” për Fredi Belerin, dhe ka ndërhyrë në punët e drejtësisë shqiptare, madje këtë çështje e kanë dërguar edhe në Europë, ku kanë kërkuar që Shqipëria të lirojë Belerin, bile kanë kërcënuar me pengim të Integrimit të Shqipërisë në BE.

Kundër kandidaturës së Belerit janë shprehur ministri i Jashtëm, Georgios Gerapetritis dhe këshilltarja për politikën e Jashtme pranë kryeministrit grek Aleksandra Papadhopoulou, të cilët janë shprehur se vendosja e Belerit në listën blu për eurodeputetët, do ta kthente këtë çështje nga europiane në dypalëshe me Shqipërinë.

Shumica e mediave greke vlerësojnë se përfundimisht Mitsotakis ka marrë vendimin për ta përfshirë Belerin në listën e tij .

Por nëse Fredi Beleri do të zgjidhet deputet në parlamentin Europian atëhere do të kemi një spektakël të fortë politik sepse parlamenti Europian do të kërkojë që një deputet i tij të lirohet dhe të vijë në Bruksel në sallën e parlamentit.

Një betejë që me sa duket mezi e pret edhe kryeministri Rama, pasi i shijon përplasja në këtë rast, sepse ka pas vendimin e drejtësisë shqiptare.

Nuk dihet nëse gjykata e Strasburgut do ti jap të drejtë më pas palës greke apo drejtësisë shqiptare.

Sido të jetë nëse përfundimisht Fredi Beleri në listën greke për në parlamentin europian marrëdhëniet shqiptaro-greke do të njohin përplasje të madhe, jo vetëm politike.

Kësaj i thonë të të vijë fati që nga ferri i burgut të shkosh direkt në parajsën e Brukselit!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit