FSHF Sunday League Albania/ Gaia Triumph fiton Kupa Oktapus, mund në finale Ju Ar Plast

Gaia Triumph triumfoi në finalen e Kupa Oktapus pasi mposhti ekipin Ju Ar Plast me rezultatin e thellë 5-1. Skuadra e Gaia Triumph bëri gjithçka mirë në finale, dominoi kundërshtarin dhe në fund siguroi trofeun e Kupa Oktapus.

Ndeshja nisi më mirë për skuadrën Ju Ar Plast, pasi gjetën të parët rrugën e rrjetës, megjithatë Gaia Triumph ja doli mbanë të rikthente gjithçka në favorin e vet, për të siguruar më pas trofeun. Dopietë e Kullollit, Nasufi, Shima, Daniel Muçaku ishin autorët e golave.

Eventi i futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League” në kryeqytet është një event që mbledh dashamirës të futbollit si dhe ish-lojtarë profesionist që vijojnë të tregojnë pasionin e tyre në fushën e blertë.

Në përfundim të finales u zhvillua edhe ceremonia e rastit, ku i pranishëm ishte specialisti i Futbollit Amator në FSHF, Igli Mumajesi, i cili i dorëzoi ekipit fitues medaljet dhe trofeun e Kupa Oktapus.

Sot në mbrëmje do të luhet edhe finalja e Kupës Kategoria e Dytë, ku do të përballen Elso dhe Musa. Kjo sfidë do të zhvillohet në ora 21:00, në kompleksin “Miq për jetë” në Tiranë.

FSHF Sunday League Albania/ Gaia Triumph fiton Kupa Oktapus, mund në finale Ju Ar Plast

    

FSHF Sunday League Albania/ Gaia Triumph fiton Kupa Oktapus, mund në finale 5-1 Ju Ar Plast

 

SHKARKO APP