Fuste drogë në burgun e Drenovës, efektivi ishte nën vëzhgim

Nevis Ibrahimi kryente shërbim në regjimin e brendshëm të Burgut të Drenovës, por prej disa kohësh ishte mbajtur në kontroll nga shërbimet e tjera të burgut për shkak të sjelljes së dyshuar të tij.

Veç ditën e sotme ishte urdhëruar kontroll i detajshëm i tij, ku në pjesën e të mbathurave i është konstatuar lënda e dyshuar kanabisativa e mbështjellë me një beze të bardhë në një sasi të madhe.

Polici është futur për tu kontrolluar në një dhomë të veçantë ndërsa kontrolli është bërë nga disa punonjës. E diela ka dhe fluksin e vizitave në këtë burg, gjë e cila mund të jetë përdorur nga efektivi i burgut si një mënyrë më e lehtë për të futur drogën, pasi kontrollet përqendrohen më tepër tek familjarët e të burgosurve.

SHKARKO APP