Home KRYESORE Futbolli i fe...

Futbolli i femrave/Anila Basha: Kemi nisur një strategji premtuese “Rising Stars” me mbështetjen UEFA-s dhe FIFA-s

230
0

Anila Basha, gazetare e njohur dhe anëtare e Komitetit Ekzekutiv të FSHF ka shkruar në profilin e saj në lidhje me takimet që po bën për futbollin e femrave.

Anila po bën histori në futbollin e femrave, duke e ngritur lart emrin e Shqipërisë.

Ajo shkruan: “U takuam me drejtuesit e federatës së futbollit të Irlandës së Veriut para ndeshjes së kombëtares së vajzave, planifikuar të luhet në orën 17.00 në Air Albania Stadium. Ishte takimi i dytë pas atij në Belfast rreth një muaj më parë.

Kemi pritshmëri të larta dhe kemi treguar kapacitetet tona në fushë. Edhe pse ata kanë investuar shumë në futbollin e femrave, në Shqipëri, ne posedojmë vendosmërinë dhe guximin për të fituar.

Shkëmbimi i dhuratave midis palëve shënon një moment bashkëpunimi. Futbolli i vajzave meriton shumëçka, e më së shumti, fair play.

Kemi nisur një strategji premtuese “Rising Stars” me mbështetjen e jashtëzakoshme të UEFA-s dhe FIFA-s. Ka shumë punë përpara, por fokusi ynë kryesor mbetet bashkimi në një ekip të fortë, si dhe përfaqësimin e kombit dhe flamurit tonë, aq më tepër në këtë klimë kaq të mirë të Kombëtares shqiptare të djemve!

Shumë fat për ekipin tonë kombëtar!”- përfundon Anila Basha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit