Gara spektakolare e Çmimit të Madh në Azerbajxha, është mbyllur me triumfin e Sergio Perez në Formula 1. Max Verstappen kryesonte garën dhe 5 xhiro nga fundi iu përmbys gjithçka pas problemeve me gomat duke humbur kryesimin.
Për rreth 45 minuta gara u ndërpre dhe kur kishin mbetur edhe 2 xhirot e fundit vjen edhe një tjetër befasi, këtë herë me protagonist kampionin në fuqi. Hamilton doli nga pista dhe përfundoi në vendin e fundit.
Ndërkohë, menjëherë pas Perez në finish mbërriti Sebastian Vettel, ish-piloti i Ferrarit, i cili këtë sezon drejton një makinë Aston Martin. I treti në podium u ngjit Pierre Gasly me Alpha Tauri. Charles Leclerc i Ferrarit u rendit i katërti, ndërsa shoku i tij i skuadrës Carlos Sainz vetëm i teti.
Heartbreaking. #Verstappen #AzerbaijanGP pic.twitter.com/1d2yCXGBLv
— Oana Popoiu (@Oana_Popoiu) June 6, 2021