Gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës, Balluku: Aplikimet deri në 23 shtator

Këtë të premte është hapur gara për ndërtimin e aeroportit sezonal të Sarandës. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, në një komunikim live në facebook, tha se gara do të jetë e hapur nga data 2 gusht deri në datën 23 shtator 2021 dhe aktive në faqen e ministrisë, duke u dhënë mundësi.

“Ky projekt dhe kjo garë do të jetë e hapur dhe aktive në faqen tonë nga data 2 gusht deri në 23 shtator 2021 duke u dhënë mundësi kompanive vendase dhe të huaja, për të përpunuar të gjithë dokumentacionin dhe aplikuar sipas kritereve ligjore. Investitorët do të kenë ketë suportin total”.

Balluku theksoi se pas ndërtimit të këtij aeroporti priten 1 milion vizitorë, ndërsa skeptikëve iu tha që zhvillimi i aviacionit civil do t’I japë zhvillim ekonomik vendit.

“Ne si shtet nuk ofrojmë garanci financiare, do të jetë investim privat i kuotuar në shifrën 37 milionë. Për skeptikët: aeroporti i Sarandës do t’i shtohet kësaj kurore infrastruktore ajrore se zhvillimi i Avicionit Civil është kolonë për zhvillimin e vendit. Edhe ky proces do të jetë i suksesshëm. Zona e Sarandës vitet e fundit ka patur ekspansion në turizëm për shkak të fluksit dhe infrastrukturës së zonës. Në 3-4 vite presim mbi 1 milion pasagjerë”.

SHKARKO APP