Home Aktualitet Gara shpejtës...

Gara shpejtësie, disa të arrestuar në Tiranë

17
0

Efektivët e Policisë Rrugore Tiranë, kanë zhvilluar aksion për konstatimin e shkeljeve që janë burim i shtuar për aksidentet rrugore.

Janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues automjetesh në gjendje të dehur në nivele shumë të larta alkooli si dhe 5 drejtues mjetesh dhe motomjetesh të papajisur me patentë.

Policia njofton gjithashtu se janë proceduar 15 drejtues mjetesh për gara shpejtesie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara.

Njoftimi i Policisë

Në funksion të kontrolleve parandaluese, pergjate dy ditëve të fundit janë konstatuar dhe:

• Arrestuar në flagrancë 8 drejtues automjetesh në gjendje të dehur në nivele shumë të larta alkooli.

• Arrestuar në flagrance 5 drejtues mjetesh dhe motomjetesh të papajisur me leje drejtimi.

• Kapur në flagrancë 1 person në kërkim dhe 1 drejtues automjeti për veprën penale “Korrupsonit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

• Konstatuar dhe proceduar administrativsht 48 drejtues automjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, nga të cilët 17 edhe me sanksion plotesues të pezullimit të lejes së drejtimit.

• Proceduar 15 drejtues mjetesh për gara shpejtesie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara.

• Proceduar 14 drejtues mjetesh për xhamin e parë të erresuar dhe targa të modifikuara.

• Pezulluar 27 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara deri në 169 km/h si dhe janë vendosur 67 masa të tjera pa sanksion plotesues për shpejtësi mbi normat e lejuara.

• Proceduar 184 drejtues motomjetesh për mos perdorim të kaskës mbrojtëse.

• Proceduar 125 drejtues mjetesh për perdorim të aparitit celular gjatë drejtimit të mjeteve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit