Home Aktualitet Gazetarët në ...

Gazetarët në protestë/ Tabaku: Kuvendi po eleminon transparencën, po cënohet rëndë liria e medias

8
0

Jorida Tabaku e cila fitoi mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, i ka dalë në mbrojtje gazetarëve që dolën sot në protestë para Kuvendit, pasi ky i fundit kërkon ti mbyllë derën. ”Mbas ligjit të shpifjes, mbas kontrollit të informacionit, mbas dhjetra faqeve me lajme fake, heqja e transparencës nga parlamenti çon në kontrollin e plotë të lajmit nga qeveria dhe cënon rëndë lirinë e shprehjes dhe të fjalës së lirë”,-shkruan Tabaku në facebook.

Postimi i plotë

Në mbështetje të protestës të gazetarëve të terrenit që ndjekin punimet e Kuvendit, në mbështetje të fjalës së lirë!

Gazetarët që ndjekin punimet e Kuvendit raportojnë çdo ditë në kushte të vështira lajmin pa filtra, pa ndikime, lexojnë çdo ditë ligjet më mirë dhe më saktë se sa deputetët duke qenë e vetmja dritare me të vërtetën në parlament.

Ky i fundit tashmë ka eleminuar transparencën dhe ka mbyllur edhe këtë dritare duke thelluar bunkerin e mostransparencës dhe duke mos publikuar as ligje, që ndryshon kalendarin abuzivisht, që nuk respekton rregullin edhe ligjet bazë për funksionimin e një parlamenti normal!

Mbas ligjit të shpifjes, mbas kontrollit të informacionit, mbas dhjetra faqeve me lajme fake, heqja e transparencës nga parlamenti çon në kontrollin e plotë të lajmit nga qeveria dhe cënon rëndë lirinë e shprehjes dhe të fjalës së lirë!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit