Pas një jave kurim në një klinikë turke, ku shkoi me urgjencë pas komplikimit të gjendjes shëndetësore prej koronavuris, trajneri i Kukësit Skënder Gega është nisur sot drejt Shqipërisë dhe shumë shpejt do të jetë në drejtim të verilindorëve.
Klubi verilindor bën me dije se kurimi në Turqi shkoi siç duhej, terapi të cilat funksionuan për trajnerin 57-vjeçar, i cili arriti të rregullojë të gjithë parametrat pas përshkallëzimit të gjendjes disa ditë më parë.
Kukësi njofton se Skënder Gega, gëzon gjendje të mirë shëndetësore dhe do t’i bashkohet shumë shpejt skuadrës. Skënder Gega nuk ka qenë në pankinën e Kukësit në tre ndeshjet e fundit në kampionat, ku skuadra ia ka dalë të marrë një barazim pa gola në Durrës ndaj Teutës dhe dy fitore ndaj Laçit e Vllaznisë.
Discussion about this post