Home Aktualitet Gjallë apo ka...

Gjallë apo ka vdekur? Altin Dumani jep përgjigjen surprizë për Ervis Martinajn

47
0

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani zhvilloi këtë të enjte një takim informal me gazetarët e kronikës së zezë. Një nga temat e komentuara ishte edhe ajo për personazhim më të bujshëm të kronikës së zezë.

I pyetur nga gazetarët se çfarë po ndodh me Ervis Martinajn, i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit të kaluar, Dumani tha se për sa kohë grupi hetimor vijon hetimet ai konsiderohet i gjallë. “Nuk kemi prova se ai ka vdekur. Për aq kohë sa e konsiderojmë të gjallë, po hetohet”, tha Dumani.

Ervis Martinaj është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. Ai njihej si mbreti i lojërave të fatit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit