Home Aktualitet “Gjej punë mo...

“Gjej punë mos rri kot”, fjalët e fundit të babait që u vra nga djali në Mallakastër

547
0

Dalin detaje nga krimi i rëndë që ndodhi brenda familjes Muhametaj në Greshicë të Mallakastrës. Sot kanë dalë detaje për shkakun e krimit në familje, ku i biri vrau të atin.

Sipas këtyre burimeve, mësohet se gjatë marrjes në pyetje ekspertë të policisë, Mariglen Muhametaj është shprehur se shkak ka qenë një zënkë e çastit më të atin.

I ati, i ndjeri Qemal Muhametaj, i ka thënë të birit të gjejë punë, të mos rrijë kot. “Gjej punë, mos rri kot. Unë nuk kam me çfarë të ushqej”.

Në debat e sipër midis atë e bir, Marigleni mësohet që fillimisht e ka shtyrë me duar me forcë të atin, i cili ka rënë përdhe.

Autori nuk mjaftohet me kaq, por merr një pllakë betoni dhe e godet dy herë në kokë, duke i marrë jetën në vend.

Muhametaj, ka treguar gjithë rrjedhën e ngjarjes së rëndë, e ka treguar atë qetësisht, normal dhe pa pendesë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit