Agron Gjekmarkaj: Kuvendi nuk duhet bojkotuar nga PD!

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka thënë se opozita nuk duhet ta bojkotojë Kuvendin.

I ftuar në emisionin “Open”, në Top Channel, Gjekmarkaj tha se të gjitha rrugët e tjera që shkojnë kundër futjes së opozitës në Kuvend, kontribuojnë në asgjësimin e pluralizmit.

Gjekmarkaj shtoi se ai vetë nuk ka për ta pranuar si zgjidhje bojkotin e Parlamentit, ndërsa theksoi se ka bindjen se as Basha nuk ka për të bërë një zgjedhje të tillë.

“Nuk duhet bojkotuar Kuvendi se nuk duhet lënë bosh ai vend atje dhe nuk duhet dhënë asnjë minutë kohë për t’i nxitur shqiptarët. Çdo rrugë tjetër është asgjësim i pluralizmit, nënshtrim dhe unë nuk kam ndërmend ta pranoj dhe kam bindjen se Basha apo PD nuk do pranojë ndonjë rrugë tjetër”, tha Gjekmarkaj.

SHKARKO APP