Home Aktualitet Agron Gjekmar...

Agron Gjekmarkaj braktis në mes të emisionit studion ”Debat” te A2CNN

2160
0

Në fakt emisione ka plot, debate po, por ka edhe deputetë që kur e shikojnë se tema devijon apo duhet patjetër ti biesh një “vrime”, edhe braktisin emisionin live.

Deputeti demokrat, nënkryetar i parlamentit dhe nënkryetar i Rithemelimit, Agron Gjekmarkaj la studion e “Debat” nga Alba Alishani pasi, sipas tij po zhvillohej një debat shterpë mbi PD-në.

Agron Gjekmarkaj tha para se të braktiste live emisionin: “Po ta dija që tema do të ishin çështjet e një debati që nuk ekziston, nuk do të kisha marrë pjesë në këtë panel të respektuar. Unë mendova se do të diskutohej për raportin opozitë-qeveri.

Nuk u përgjigjem më ftesave të tilla, jam i gatshëm të vij sa herë të doni për debate me ministrat, për inceneratorë dhe skandale, por jo për debate shterpë. PD-ja e ka konsumuar historinë e vet të konfliktit, është në betejë dhe e bashkuar tashmë. Ju më futët në labirinthet që donit vetë. Ju uroj natën e mirë”, tha Gjekmarkaj.

E menjëhershme përgjigjja e moderatores së emisionit: “Debatet nuk kondicionohen as nga të ftuarit, as ne nuk kondicionojmë panelistët. Ky është aktualiteti dhe besoj që nuk është e drejtë akuza për ta quajtur shterpë debatin sepse asnjëherë në këtë studio nuk janë bërë debate shterpë dhe të paarsyeshme”.

A ishte shterpë emisioni apo u largua nga shterpsia e argumentave, kjo përgjigje u duhet lenë shikuesve që e ndoqen.

Në fakt PD-ja e Berishës po grumbullohet drejt një përballje me qeverinë dhe jo me vetveten më, si dikur. Ndaj nuk iu pëlqen t’ju kujtohet koha e thikave mes njeri tjetrit në selinë Blu.

Mund të harrohet dhe bëhet mirë, por duke njohur Berishën e vështirë që t’ju hap udhë të rinjve intelektualë të marrin krejt frenat e PD.

Sidoqoftë Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj janë një premisë se PD e Saliut edhe mund të ndryshojë për mirë, ndonëse pushteti duket shumë larg.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit