Home KRYESORE Gjekmarkaj: P...

Gjekmarkaj: PD nuk e mendon kurrë në konflikt me Amerikën

355
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj thotë se marrëdhëniet solide me SHBA-në janë jo vetëm detyrim për PD, por për gjithë kombin shqiptar. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj është shprehur se PD nuk e mendon kurrë në konflikt me Amerikën.

Statusi i Agron Gjekmarkaj

Mardhënjet solide me SHBA janë një detyrim jo thjesht pragmatik për Lulzim Bashen dhe PD por për gjithë kombin shqiptar. Një pohim të tille na e dikton historia dhe interesat strategjike të se nesermes! PD është themeluar si parti pro amerikane e pro perendimore! LDK-ja në Kosove dhe PD në Shqiperi u bënë zedheneset e para të kombit shqiptar për të rivendosur aleancat strategjike me boten perendimore ! Shqiptaret kishin vonese shekullore ndaj e kishin të madh nxitimin për tu rikthyer aty ku deshiron të ishin! Kombi shqiptar ka permbushur të drejtat e veta nga mbeshtetja e ketij vendi të madh e mik!

PD sukseset e saj më të medha i ka patur kur ka shkelqyer në mardhenje me SHBA-të dhe ngecjet kur ato mardhënjie janë cenuar! Një perspektive antiamerikane është e paimagjinueshme për PD qoftë kur në Uashington janë Demokratet qoftë kur aty ulen Republikanet ! Luften e saj politike dhe as fitoren e saj të ardhshme PD nuk e mendon kurrë në konflikt me SHBA-të pertej takses traumatike e lenduese që po i takon të paguajë ! Tashmë kundershtari ynë politik nuk e ka më monopolin e raporteve me SHBA as të manipulimit të tyre!

Mund ta akuzojmë sa të duam Lulzim Bashen për menyren e zgjedhur për çeshtje të së kaluares por jo që vendosi ta riktheje PD-në në misionin për të cilen u krijua si fuqia politike që çon Shqiperinë drejt Perendimit dhe sjell standartet e tij ketu! Konfliktin tonë me SHBA e deshiron vetem kundershtari ynë!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit