Gjekmarkaj për Ramën: Flet sikur ka 11 vjet në opozitë, nuk i dhemb se lëshon ca ministra

Nënkryetari i Kuvendit dhe i PD-së së Rithemelimit, Agron Gjekmarkaj në një takim në Bulqizë me demokratët, u ndal tek adresimi i ditës së sotme që kryeministri Edi Rama bëri me kabinetin qeveritar dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Gjekmarkaj tha se Rama foli si të ishte 11 vjet në opozitë dhe se ”po premton që si rishtar do ndreqë gjërat e këqija që ka bere një qeveri tjetër, jo ajo e atij”.

Ndër të tjera ai u shpreh se Rama nuk e ka problem të lëshojë ministra e drejtorë, pa mbajtur vetë përgjegjësi morale. Deputeti demokrat shtoi se është detyra e PD-së dhe opozitës që të sjellin ndryshimin, teksa shtoi se qeveria po bën gjithçka ta mbajë vendin në gjendjen që është.

”Kjo shoqëri duhet të bëjë një zgjedhje, o ta luftojë korrupsionin dhe të bëhet shoqëri e lirë europiane e demokratike ose ti nënshtrohet atij dhe të humbasë perspektivën. Kjo qeveri do bejë gjithcka që të mbetet e pandryshuar gjendja. Është detyra jonë ti japim Shqipërisë fitoren që pret, duke vënë në provë PD-në duke i dhënë asaj besim duke e mbështetur në këtë betejë sa historike aq edhe kundër tentakulave të historisë”,-tha Gjekmarkaj.

SHKARKO APP