Home Aktualitet Gjendet i paj...

Gjendet i pajetë një 45-vjeçar te “Qyteti Studenti” në Tiranë

10
0

Pak momente më parë është gjendur një burrë i vdekur në fushat e Qytet Studentit. Sipas dyshimeve të para mendohet se ka pësuar arrest kardiak por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga policia.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 23.06.2021, në rrugën “Gramoz Pashko” tek Ish-Studenti, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 45 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit