Home Aktualitet Gjirokastër, ...

Gjirokastër, prefekti: Presim ndërhyrjen nga ajri. Gruaja e viktimës është nisur drejt Tiranës

15
0

Prefekti i qarkut të Gjirokastër, Odise Kote, thotë se sipërfaqja e përfshirë nga flakët është shumë e madhe. Në këtë qark u shënua edhe viktima e parë, ku ai thekson se bashkëshortja e 60-vjeçarit është nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar pasi ka pësuar djegie.

“Është përfshirë nga zjarri një territor prej rreth 5 kilometrash në vijë ajrore. Sipërfaqja ka qenë shumë e madhe. Janë mobilizuar të gjithë zjarrfikëset e qarkut Gjirokastër, pothuajse të gjithë kanë qenë në terren. Rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa bashkëshortja e tij ka marrë plagë si pasojë e djegieve. Ajo është shoqëruar me helikopter për në Tiranë”.

Prefekti i qarkut të Gjirokastër theksoi se aktualisht po pritet ndërhyrja nga ajri, pasi ka shumë vatra zjarri, ndërsa terreni është shumë i vështirë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit