Home Aktualitet Gjirokastër, ...

Gjirokastër, regjistrohet një vatër e madhe zjarri. Flakët po avancojnë në zonat e mbjella me drurë frutore

6
0

Në fshatin Dhoksat në Njësinë Administrative Lunxheri në Gjirokastër, ka rënë zjarr. Flakët po avancojnë në zonat e mbjella me drurë frutore, sidomos në vreshtari në fshatrat Dhoksat dhe Nokove.

Zjarrfikëset e Gjirokastrës po operojnë me vështirësi pasi qëndron ende aktive vatra e zjarrit në fshatin Palokastër, çka pamundëson menaxhimin nga ana e PMNZSH.

Zjarri vlerësohet i rrezikshëm në Lunxheri dhe në një sipërfaqe të madhe. Deri tani janë djegur 3 hektarë kullotë, ndërkohë që po rrezikohet djegia e 5 hektarëve drurësh frutorë, kryesisht vreshtari.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit