GJKKO dënon me nga një vit burg ish-kandidatin për deputet dhe militantin

GJKKO ka dhënë dënimin me 1 vit burg për kandidatin e LSI-së në zgjedhjet e 25-prillit, Etjon Joka, i cili akuzohet se dha para për të blerë vota për forcën politike që përfaqësonte.

Ndërkohë me 1 vit burg është dënuar edhe Edison Babo, militant i LSI-së, i cili doli në përgjime se mori para nga kandidati i LSI, Etjon Joka për votat.

Edison Babo u gjykua për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, dhe Etjon Joka, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

SHKARKO APP