Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e avokatit të Ervis Martinajt
Aktualitet E Premte, 30 Qershor 2023 15:57
![Placeholder Image](https://kohajone.com/wp-content/themes/kohajone/assets/images/placeholder_image.png)
Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e avokatit të Ervis Martinajt dhe familjes së tij, për heqjen e sekuestros së pronave me vlerë mbi 10 milionë euro. Lidhur me pasuritë që u bllokuan me kërkesë të SPAK nga GJKKO dhe Apeli i Posaçëm, togat e zeza vendosën të lënë në fuqi vendimin. Bëhet fjalë për prona, sipërfaqe trualli, llogari bankare, automjete dhe aksione kompanish të ndryshme.