Home Aktualitet Gjykata e Pos...

Gjykata e Posaçme lë sërish në burg babain e Arbër Çekajt

20
0

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ka refuzuar për të dytën herë lirimin e Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt.

GJKKO mori këtë vendim edhe pse ndaj tij SPAK kishte kërkuar masën e arrestit në shtëpi, raporton “News 24”.

Selim Çekaj përfundoi në prangat e Policisë pas zbulimit të 49 kilogramë kokainë në kontejnerin me banane që vinte nga Ekuadori për llogari të kompanisë së krijuar prej tij.

E njëjtë metodë trafiku e lëndës narkotike ishte zbuluar më herët ku përfundoi në prangat Arbër Çekaj, djali i 72-vjeçarit.

Selim Çekaj kishte hapur një kompani të re për importin e bananeve nga Ekuadori rreth një muaj pasi ishte arrestuar i biri, Arbër Çekaj për 613 kg kokainë, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Shqipëri.

Gjatë seancave Selim Çekaj ka deklaruar se nuk kishte dijeni për ngarkesën e drogës. Të njëjtën gjë ka deklaruar dhe i biri, Arbri, që ndodhet në burg duke vuajtur dënimin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit