Home Aktualitet Gjykata e Tir...

Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra kreun e FSHF-së, Armand Duka

882
0

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë nga detyra kreun e FSHF-së, Armand Duka.

Gjykata gjithashtu vendosi për pezullimin nga detyra edhe të disa zyrtarëve të tjerë të FSHF-së. Të pezulluar janë Ardian Haçi, Ilir Shulku dhe Koço Kokëdhima.

Arsyeja lidhet me përgatitjet që Duka, Shulku dhe Haçi, po bëjnë për organizimin e Asamblesë së 2 marsit në kundërshtim të ligjit dhe pesë vendimeve të dhëna nga Gjykata javën e kaluar.

Me sa duket duelin me Armando Dukën e fitoi Erion Veliaj, si kryebashkiak i Tiranës, që ka aksione në ekipin e futbollit TIRANA.

Pas këtij pezullimi nuk ka më asnjë shans për Dukën që të rizgjidhet në krye te FSHF-së.

Vendimi:

1.Pranimin e kërkesës.

-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Ardian Haçi,atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

2.Pranimin e kërkesës.

-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Ilir Shulku, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

3.Pranimin e kërkesës.

-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Armando Duka, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

4.Rrëzimin e kërkesës për caktimin si masë sigurimi ndaluese ndaj personit nën hetim Koço Kokëdhima,atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

5.Vendimi t’i njoftohet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

6.Vendimi t’i njoftohet personave nën hetim Ardian Afrim Haçi, Ilir Ismail Shulku, Armando Enver Duka dhe Koço Theodhori Kokëdhima.

7.Kundër këtij vendimi për caktimin e masës së sigurimit lejohet ankim brënda 5 (pesë) ditëve duke filluar ky afat nga njoftimi i vendimit të Gjykatës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit