Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e ish-gjyqtares që nxorri ”të fortët” nga burgu

Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar të marrë në shqyrtim kërkesën e ish-gjyqtares Enkeleida Hoxha, të shkarkuar nga KLGJ-ja, pas arrestimit të kësaj të fundit. Kushtetuesja ka vendosur moskalimin në seancë të padisë së magjistrates duke sugjeruar shterrjen e rrugëve ligjore dhe shyrtimin e rastit në KPA. Hoxha paditi KLGJ-së pas heqjes së statusit të magjistratit, masë e cila erdhi menjëherë pas arrestimit të saj nga SPAK me akuza që lidhen me shpërdorim detyre dhe korrupsion.

SHKARKO APP