Home Aktualitet Gjykata nuk f...

Gjykata nuk fal nipin e Enver Hoxhës, ja çfarë ndodh me Ermalin

361
0

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e tre të akuzuarve të dosjes së njohur me emrin “Xibraka”, mes të cilëve edhe nipi i diktatorit Hoxha, Ermal Hoxha që kërkonin prishjen e vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda që i shpalli fajtor për trafik droge. Kërkesa e depozituar pesë vjet më parë, u shqyrtua në dhomë këshillimi nga një trupë me relator gjyqtarin Sokol Binaj, që ka vendosur mospranim duke lënë në fuqi vendimin e Apelit.

Nëntë të pandehurit e dosjes Xibraka, përfshi edhe dy shtetas kolumbiane, u deklaruan fajtorë nga Krimet e Rënda dhe u dënuan me 104 vite burg në total.

Apeli i Krimeve të Rënda dënoi Ermal Hoxhën me 6 vjet e 8 muaj; Ilir Hysenin me 8 vjet; kolumbianët Cesar Avila me 8 vjet; Valter Moreno me 8 vjet; Gentian Gjonajn me 7 vite e 8 muaj; Kelmend Dalipin 7 vite e 4 muaj; Sajmir Batkun me 8 vite e 8 muaj; Arjan Dalipin me 7 vite e 4 muaj si dhe Genci Xhixhan me 8 vjet e 8 muaj, ky i fundit u dënua në mungesë.

Grupi i drogës “Xibraka” u zbulua në janar të vitit 2015, gjatë një operacioni të policisë të asistuar nga agjentë të policisë gjermane, ku u sekuestrua sasia rekord e kokainës prej 100 kg.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit