Gjykata zbut masën e sigurisë për 5 punonjës e DAP: Jo “arrest në shtëpi” por vetëm detyrim paraqitje

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkoi sot masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, për 5 punonjës në sektorin e IT-së (teknologjisë së informacionit), në Departamentin e Administratës Publike.

Megjithatë kërkesa e prokurorisë nuk është marrë parasysh nga Gjykata e Shkallës së Parë, pasi ata kanë vendosur një masë me të butë për 5 punonjësit përgjegjës për të dhënat e shqiptarëve. Mësohet se Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur si masë sigurie “Detyrim Paraqitje”, për 5 punonjësit e teknologjisë së Informacionit pranë DAP.

Prokuroria këto urdhër ndalimi i ka lëshuar në kuadër të hetimeve për sulmet kibernetike të kryera nga Irani ndaj portaleve shtetërore të shërbimeve online.

SHKARKO APP