Home Aktualitet Gjyshja e Tik...

Gjyshja e TikTok-ut në burg, avokatja Beqiri: Natasha grua e vështirë, Armando ndikohej nga e ëma

722
0

Natasha Rombula një personazh i famshëm i Tik Tok, tashmë është pas hekurave. Ajo së bashku me djalin e saj, Armando Kumaraku, akuzohen se kanë shfrytëzuar nipin e mitur për të përfituar para nga rrjeti social “TikTok”. Avokatja Nexhi Beqiri dhe Klaudio Pulaha, përfaqësues i CRCA (Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri) ishin të ftuar në “Vizioni i Pasdites” për të folur lidhur me ngjarjen e rëndë.

Beqiri: Kur e mora vesh që kujdestarinë e kishte marrë mamaja ishte një gjë shumë e mirë. Por pavarësisht kësaj, edhe babai ka të drejtë ta marrë fëmijën sipas ligjit, gjithashtu edhe për pushime. Ligji parashikon që mund t’ia heqësh kujdestarinë babait vetëm nëse është i përfshirë në një krim apo është i dënuar. Ose në rastet kur babai cenon jetën e fëmiëjs së tij, i hiqet me vendim gjykate kujdestaria.

Pulaha: Ky rast na u raportua një javë më parë nga strukturat përatëse që na kërkuan edhe ndihmë. Më pas ne verifikuam kontentin, videot ku fëmija shfaqej me shkellje agresive dhe fjalor të papërshtatshëm. Nëna e fëmijës ka bërë një denocnim në dhjetor 2023 në Kuçov për sa i përket këtyre videve që ishin bërë virale dhe ndikimin që kishin këto video në gjendjen psiko-sociale të fëmijës. Që në dhjetor, dy javë më parë kur u bë sinjalizimi, ishte duke u ndjekur procedura. Punonjësja për mbrojtjen e fëmijëve në bashinë e Kuçovës, pasi mori sinjalizimin nga e ëma mori provat dhe u bë edhe një herë kallëzimi. Pas dy ditëve u bë arrestimi i nënë e bir.

Beqiri: Rrallë është ndërhyrë në Tik Tok. Disa shtete të ndryshme kanë bërë që policia të ndërhyjë në raste të veçanta dhe të gjejë një zgjidhje. Tani po ndodh dhe në Shqipëri kjo. Shumë herë njerëzit shqetësohen për Tik Tok sepse nuk është vetëm Natasha. Ka pasur njerëz që janë kriminela, shumë të dëmshëm në shoqëri, ndonjëherë edhe komshinjtë kanë frikë nga këta persona. Por që ta bësh këtë publike, të konkurrosh me persona të tjerë për gjëra të këqija kjo është skandaloze.

Pulaha: Këto raste mund të identifikohen dhe të çohen prapa ligjit. Na ka rastisur që këta persona që fshihen pas rrjeteve sociale të kenë qenë 50-60 vjeç dhe mund të çojnë fëmijët drejt vetëvrasjeve. Por mund të kemi edhe rastin e Sibelës (e cil vrau veten pasi Altin Çoku i postoi një foto intime në rrjtete sociale), ku as të rriturit nuk e përballojnë dot stresin.

Beqiri: Ndikimi më i madh është në anën psikologjike. Fëmija kishte një lloj nervozizmi. Njerëzit ishin të skandalizuar nga ajo që kanë parë. Natasha ka ndikuar edhe në raportin e djalit të saj dhe Eglës. Djali i saj nuk kishte respekt për bashkëshorten e tij edhe pse kishin bërë një fëmijë.

Pulaha: Është e nevojshme që këtij fëmije t’i ofrohet shërbimi psiko-social. Do ta ketë të vështirë edhe ngjrjen e fundit, sepse iu arrestua babai dhe gjyshja. Në momentin që ndodhin këto situata të gjitha shërbimet duhet të jenë aty.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit