Goli i tretë në minutën e fundit, Turqia merr 3 pikët kundër Gjeorgjisë. Suprizë 19-vjeçari Arda Güler

Turqia mori një fitore të rëndësishme në Grupin F të Europianit, duke mundur 3-1 Gjeorgjinë debutuese. Sfida nisi mjaft mirë për turqit, të cilët gjetën rrjetën falë një supergoli të Muldur në minutën e 25’. Barazimi erdhi pas 7 minutash, me gjeorgjianët që u ngritën në festë pas golit të Mikautadze.

Pjesa e dytë ishte gjithashtu e luftuar nga të dyja skuadrat, por goli i dytë i turqve erdhi nga talenti i Realit të Madridit, Arda Guler i cili me një gjuajtje nga jashtë zone në minutën e 66’ kaloi sërish në avantazh skuadrën e Montellës.

Gjeorgjianët u përpoqën që të barazonin takimin, por në fund ishte Akturkoglu shënoi me portën bosh për t’i dhënë fund sfidës.

Mbyllet ndeshja!

90+7’- Goool Turqia 3-1! Akturkoglu, përfiton nga dalja e gjoeorgjianëve dhe me një kundërsulm shënon të tretin, duke vulosur sfidën.

90+6’- E pabesueshme çfarë ndodh në minutat e fundit. Një krosim i Kvaratskhelia fillimisht ndalet nga shtylla, ndërsa Akaydin ndal një top mbi vijën fatale.

90+3’- Me fat Turqia. Gjeorgjianët humbasin një rast të artë për të barazuar shifrat. Mikautadze, pak metra nga porta, nuk shënon dot.

90′- Akordohen 6 minuta shtesë!

87’- Mamardashvili, mban në lojë gjeorgjianët, duke ndalur një gjuajtje të Yazci me kokë.

85’- Celik dhe Akturkoglu futen në fushë për Turqinë, në vendin e Muldur dhe Yildiz. Zëvendësim edhe te Gjeorgjia, me Kvirkvelia, që i lë vendin Zivzivadze.

82’- Mikautadze hedh një top në zonë, me Kvaratskhelian që provon me roveshatë, por nuk e gjen dot sferën.

79’- Zëvendësim i dyfishtë te Turqia. Largohen Guler dhe Ayhan, për t’i lënë vendin Demiral dhe Yazci,

70’- Gjeorgjia e pafat. Kochorashvili, nuk i beson syve. Mëesfushori futet bukur në zonë dhe i kalon të gjithë, por gjuajtja ndalet nga tranvsersa.

69’- Çfarë rasti ka humbur Turqia! Kokcu në kundërkohë, nuk ia del të shënojë dot.

65’- Goooool Turqia 2-1! Arda Guler i mahnit të gjithë, me një supergol. Ylli i Real Madrid, me një gjuajtje spaktakolare nga jashtë zone, e ndal në fundin e rrjetë.

62’- Kombinime të bukura të gjeorgjianëve në zonën e Turqisë, por në momentin e fundit, Kvaratskelia nuk e godet dot topin si duhet.

57’- Predhë e Calhanoglu nga faulli, por Mamardashvili, me një pritje të shkëlqyer I mohon golin e avantazhit Turqisë.

56’- Mundësi e mirë për turqit me një goditje dënimi në afërsi të zonës.

54’- Guler shpërdoron një aksion shumë të mirë për Turqinë. Futbollisti gabon një pasim në momentin e fundit.

52’– Tjetër mundësi e artë shënimi për Gjerorgjinë. Kvaratskelia, pason në zonë për Mikautadze, me sulmuesin që pas një rrotullimi provon me të djathtën, por topi ndalet nga mbrojtësit.

49’- Tsitaishvili merr një top të bukur në zonë dhe pas një lëvizje, gjuan fortë me të majtën, por Gunok ndal pa probleme.

46’- Muldur nuk i beson syve. Mbrojtësi humb një rast të artë shënimi në zonë, pas një pasimi të marrë nga e djathta.

Nis pjesa e dytë e takimit.

45′- Mbyllet pjesa e parë!

43’- Akaydin bën një ndërhyrje vendimtare ndaj Kvaratskhelia, që po i drejtohej zonës.

41’- Kardioglu e tepron me një gjuajtje nga mesfusha që shkon shumë larg portës.

36’- Pranë golit të përmbysjes gjeorgjianët. Mikautadze, provon me një kthesë të bukur, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

32’- Gooool Gjeorgjia 1-1! Mikautadze nuk fal në zonë, duke shënuar pas një pasimi perfekt të marrë nga Kochorashvili.

30’- Tsitaishvili gjuan fortë me të djathtën, duke iu afruar golit të barazimit. Gunok i vëmendshëm, e dërgon në goditje këndi.

27’- Turqia shënon edhe të dytin me Yildiz, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

26’- Goooool Turqia 1-0! Një supergol i Muldur, zhbllokon sfidën. Mbrojtësi i djathtë, në hryje të zonës lëshon një predhë dhe nuk i jep asnjë mundësi reagimi portierit Mamardashvili.

20’- Vazhdon me sulmet e njëpasnjëshme Turqia, por lojtarët nuk janë të qetë para portës. Calhanoglu, gjuan jashtë, në hyrje të zonës.

14’- Provon Yildiz me një gjuajtje të fortë, por këtë herë portieri Mamardashvili, është i vëmendshëm dhe largon rrezikun.

13’- Reagon Gjeorgjia, me Mekvabishvili që i afrohet golit, por Gulok me një pritje të shkëlqyer e dërgon topin në goditje këndi.

11’- Me fat gjeorgjianët. Ayhan sheh gjuajtjen e tij të ndalet nga shtylla e djathtë. Turqit “flirtojnë me golin.

10’- Pranë golit Turqia me Bardakci, që gjuan ngjitur me kokë.

5’- Turqia e nis në sulm ndeshjen dhe fiton një goditje nga këndi. Kroson Calhanoglu, me topin që shkon te Ayhan, por gjuajtja me kokë, nuk gjen portën.

2’- Vertikalizim i bukur për Yildiz, por sulmuesi i Turqisë, nuk e arrin dot topin.

Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Turqia: Gunok, Akaydin, Kokcu, Guler, Calhanoglu, Bardakci, Muldur, Yildiz, Kardioglu, Yilmaz, Ayhan.

Gjeorgjia: Mamardashvili, Kakabadze, Dvali, Kashia, Kverkvelia, Kochorashvili, Kvaratskhelia, Chakvetadze, Mekvabishvili, Tsitaishvili, Mikautadze.

SHKARKO APP