Home Aktualitet “Greqia...

“Greqia nuk e bllokon dot Shqipërinë për në BE”, FAZ: Kër**nimet e Mitsotakis janë fjalë boshe

257
0

Greqia nuk mund të bllokojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kështu shkruan gazeta e njohur gjermane, Frankfurten Allemagnem Zeitung. Në një artikull të gjatë dhe analizues të raporteve shqiptaro-greke, gazeta gjermane bën më dije se kërcënimet greke me bllokim të integrimit janë fjalë boshe.

Sipas të përditshmes gjermane Edi Rama e di shumë mirë se e ashtuquajtura “perspektivë e BE-së”, me të cilën Athina kërcënon Tiranën, nuk është asgjë tjetër veçse një kërcënim dhe Greqia nuk ka gjasa ta pengojë atë proces.

Sipas medias gjermane, Parita në pushtet Demokracia e Re dhe Kyriakos Mitsotakis janë duke përdorur kandidatin për eurodeputet në Parlamentin Europian, tashmë të burgosur Fredi Beleri për dy arsye. E para ka të bëjë me mbajtjen e arrestimit të Belerit në vëmendje të Brukselit dhe për t’u bërë të qartë burokrateve ne BE se shkelja e shtetit ligjor në Shqipëri është një çështje panevropiane dhe jo një çështje mes dy shteteve.

Synimi i dytë ka të bëjë me përdorimin e Belerit për të marrë sa më shumë vota edhe përtej qendrës së djathtë. Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, ka problematikat e tij, por tashmë çështja Beleri është kthyer në një sfidë edhe për sistemin e drejtësisë shqiptare dhe Kryeministrin Edi Rama.

Fredi Beleri gjatë fushatës për zgjedhjet bashkiake në Himarë u anatemua dhe ofendua nga Kryeministri Rama por kjo nuk ndikoi që ky i fundit të rezultonte fituese me një diferencë të vogël votash.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit