Home Editorial Greqia zyrtar...

Greqia zyrtare e shet Fredi Belerin!

17782
0

Ky editorial shikohet më i plotë si video (kliko për ta parë)

Greqia zyrtare e shet Fredi Belerin! 

Mes Shqipërisë dhe Greqisë në këto 32 vite demokraci ka patur oshilacione të çuditshme në raportet mes tyre. Herë buzagaz e herë-herë me thikë pas shpine nga pala greke ndaj Shqipërisë, por asnjëherë Greqia zyrtare nuk ka heshtur qoftë edhe për një incident të vogël në raport me minoritarët në Shqipëri.

Athina zyrtare ka reaguar edhe për gjëra që nuk ia vlente diplomacia të hynte në punë, por këtë herë për arrestimin e Fredi Belerit, një eksponent i rëndësishëm i PBDNJ, i minoritetit grek dhe kandidat për kryebashkiak në Himarë, pala zyrtare greke është mjaftuar me një deklaratë të ftohtë dhe formale të kryeministrit grek, Mitsotakis.

Trupa gjykuese shqiptare në Vlorë ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Fredi Belerin, kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Himarës. U vendos gjithashtu që dosja e e tij kalon në SPAK. Pra ditën e dielë (14 maj) votimet në Himarë do të mbahen normalisht, por kandidati opozitar dhe me preferencë greke, ndodhet në burg.

Formalisht Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis reagoi nga ishulli i Lesbos ku po bënte fushatë për zgjedhjet parlamentare greke lidhur me arrestimin në Shqipëri të kandidatit për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i akuzuar nga prokuroria për blerje votash. 

Kryeministri grek tha tekstualisht: “Më lejoni këtu të hap një parantezë dhe të them diçka për një ngjarje jashtëzakonisht të pakëndshme të ndodhur në Shqipërinë fqinje, mëngjesin e sotëm, ku fatkeqësisht u arrestua kandidati për kryetar të Bashkisë së Himarës dhe anëtari i minoritetit kombëtar grek, Fredi Beleri”, deklaroi zoti Mitsotakis.

Ishte kryeministri Rama, që më parë se ai të arrestohej i cili e sulmoi fort dhe egër  Fredi Belerin, bile edhe personalisht. Me pas e ndaloi policia, prokurori e arrestoi, kurse gjykata e la në burg.

Para drejtësisë nuk ka se si flet diplomacia, por jemi dëshmitarë në këto dekada kur Athina zyrtare i binte edhe daulleve të luftës kur prekej një minoritar qoftë edhe nga një polic.

Këtë herë fijet e interesit grek shtrihen në det, dhe pikërisht te ai det ku Athina synon t’ja marrë Shqipërisë me gjyq në Hagë. Ndaj nuk i duhet sherr me kryeministrin e Shqipërisë, sepse flitet për qindra miliarda dollarë sapo deti ti kalojë Greqisë e ku akuzat nga opozita shqiptare arrijnë deri atje sa thonë se deti shqiptar është shitur Greqisë nga qeveria shqiptare.

Pra Fredi Beleri mbetet “kurbani” mes Ramës dhe Mitsotakis!

Sepse për ndryshe do të kishte filluar “fshesa greke” mbi emingrantët shqiptar dhe Greqia do të ishte duke bërë namin në Bruksel por edhe në forma të tjera presioni.

Koka e Fredi Belerit ndodhet në detin shqiptar, në atë pjesë kufiri detar që pritet ta marrë Greqia e Mitsotakis.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit