Home Aktualitet Gripi në qark...

Gripi në qarkullim, Bino: Kemi izoluar grip të tipit A, nuk ka forma të rënda

183
0

Gripi ka nisur të qarkullojë në Shqipëri. ”Në këtë sezon kemi izolur virus gripi  janë tip A, po bëjmë nëntipizimin po janë viruse që bëjnë pjesë në shtimin e përfshirë në vaksinën ndaj gripit”,-tha shefja e departamentit tw epidemiologjisw, Silva Bino. Sipas ekspertëve gripi dhe covid kanë shenja të ngjashme duke e bërë kështu të vështirë diferencën e tyre klinikisht.

“Për momentin është e vështirë të bësh një diferencim mes gripit dhe Covid, pasi kanë një ngjashmëri të madhe me njëri tjetrin, shfaqen me rrjedhje hundësh dhimbje koke zakonisht me temperaturë të lartë dhe nuk kemi patur forma të rënda të gripit”,-tha më tej Bino.

Parashikimet flasin që edhe ketë vit të kemi bashkë qarkullim të Covid dhe gripit në të njëjtën kohë, ndaj edhe ekspertët apelojnë për vaksinim. Konfirmohet se ka mbizotërim të koronavirusit në popullatë. Edhe pse disa pacientë janë shtruar në spital për Covid, nuk ka patur forma të rënda dhe fatalitete.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit