Home Aktualitet Hagë, ministr...

Hagë, ministri Igli Hasani: Llogaridhënia për Ukrainën të shkojë paralelisht me arritjen e paqes

23
0

Në konferencën “Rivendosja e Drejtësisë në Ukrainë”, që u organizua në Hagë, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani theksoi se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi e të paguajë për vuajtjet e civilëve të pafajshëm dhe dëmet ekonomike në Ukrainë.

“Shmangia e Rusisë nga llogaridhënia është mesazh inkurajimi për diktatorët dhe regjimet, se rregullat dhe ligjet nderkombetare mund shkelen, pa pasur asnjë pasojë”, theksoi ministri Hasani. Për të krijimi i regjistrit të dëmeve të shkaktuara nga agresioni rus është një hap i rëndësishëm në krijimin e një Mekanizmi Ndërkombëtar Kompensimi.

“Shqipëria mbështet përpjekjet e Këshillit të Evropës për të udhëhequr procesin e konfiskimit dhe përdorimin e aseteve ruse, për rindërtimin e Ukrainës”. Ministeriali, u bashkëdrejtua nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Holandës, Hanke Bruins Slot dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, me pjesëmarrjen e prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Kharim Khan, me të cilin ministri Hasani zhvilloi një takim.

Konferenca “Rivendosja e Drejtësisë në Ukrainë”, ishte takimi i parë ministerial i Grupit të Dialogut për Llogaridhënie për Ukrainën, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Ajo jep mundësinë e paraqitjes së përpjekjeve, përfshirë alokimin e fondeve për mbështetje dypalëshe, si dhe të mendimeve të vendeve dhe partnerëve ndërkombëtarë lidhur me atë se si ata do të sigurojnë llogaridhënien për Ukrainën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit