Mbrojtësi i Interit, Achraf Hakimit, ka dhënë intervistën e parë si zikaltër. Mbrojtësi 21-vjeçar është shfaqur entuziastë në aventurën e re.
“Zgjodha Interin sepse ka një trajner që stërvit në të një mënyrë që më përshtatet shumë dhe mendoj se kjo ka shumë rëndësi. Duam të realizojmë objektiva madhorë dhe do të provojmë të fitojmë titullin kampion. Conte është një trajner i madh, ka një shpirt garues. Ai ka një pasion të madh për futbollin dhe e transmeton te lojtarët, tifozët dhe të gjithë rreth klubit.
Maicon ishte vërtetë një futbollist impresionues, me një fizik për t’u amiruar. Shpresoj që të bëj po aq mirë sa ai dhe të krijoj legjendën time këtu, që pas disa vitesh të kujtohem edhe unë si Maicon.
Idhulli? Marcelo, e kam thënë gjithmonë. Karakteristikat dhe mënyra e tij e lojës më kanë frymëzuar gjithmonë. Kam pasur fatin ta njoh nga afër dhe të punoj krah tij, ndaj mund të them se është një njeri dhe futbollist i madh”, deklaroi Hakimi para tifoëzëve.
I mbërritur nga Real Madrid pas huazimit tek Borussia Dortmund, 22-vjeçari i ka kushtuar zikaltërve 40 milionë euro teksa më 30 qershor firmosi një kontratë 5-vjecare me klubin zikaltër.
Discussion about this post