Home Aktualitet Hapat e PD-së...

Hapat e PD-së për Reformën Territoriale, Alibeaj: S’ka lidhje me aksionin e PD-së

57
0

Deputeti i PD-së dhe nënkryetar i Kuvendit, Enkelejd Alibeaj, ka treguar më shumë për aksionin opozitar në vijim dhe kërkesat që do të rreshtojë ajo në Parlament. Për Reformën Territoriale, ai tha se ligji i 2015 ishte një dështim që nuk duhet të përsëritet më. Më tej Alibeaj theksoi në ”News 24”, se Reforma e re duhet të fillojë nga vetë PD-ja.

Fjala për Reformën Territoriale

PD dhe grupi parlamentar po punojnë paralelisht për aksionin opozitar, një sërë çështjesh të rëndësishme. Nuk kanë lidhje me ato që ndodh brenda Partisë Demokratike, por me problemet e publikusht shqiptar. Ishte reformë që vendosi vizën në hartën e Shqipërisë nisur vetëm nga rezultati elektoral.

Sot ke buxhet shumë herë më tepër të shpërdoruar nga pushteti lokal dhe Bashki që janë depozitë punonjësish. Në Kuvend u votua në mënyrë të njëanshme. Nuk ka asnjë individ që kërkon shërbime nga pushtet vendor që është jofunksionale dhe ulëritëse nevoja për ta ndryshuar.

Duket qartë që është krijuar një masë kritike kudo që duhet të ndryshojë dhe besojmë do të ndryshojë. Do të jetë një nga kërkesat në aksionin tonë opozitar në parlament. Duhet të ekstraktohen nga ndjesitë reale të publikut shqiptar.

Njëra është për të rishikuar apo rikorrigjuar që procesi i 25 prillit me vjedhjet, përdorimin e administratës, lëshimin pa fre të krimit, përdhunimi të buxhetit, të patronazhistëve. Shndërrimi në një process jo vetëm në letër, por dhe në realitet të korrigjojë defektet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit