Home Aktualitet Harxhi: Demok...

Harxhi: Demokratët e thirrur të votojnë në 25 prill sot nuk lejohen në partinë e tyre

23
0

Një ditë të rëndësishme jo vetëm për PD po për të gjithë Shqipërinë e ka konsideruar kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi, procesin zgjedhor në PD. “Është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë. PD është një aset, është një pasuri kombëtare. Sot është dita e demokratëve, uroj shumë që të ketë një pjesëmarrje masive, pasi ne sot votojmë reformimin e plotë dhe të thellë të PD-së, ringritjen e saj mbi vlerat e viti ’90”.

Edhe Harxhi denoncoi parregullsitë në proces dhe tha se një pjesë e demokratëve që u thirrën të votojnë në 25 prill, sot nuk u lejuan të votojnë. Harxhi ka votuar në njësinë numër 5 dhe sipas saj procesi ka pasur parregullsi të mëdha pasi gjysma e anëtarëve të PD-së nuk i gjejnë emrat në lista.

“Thirrje Bashës dhe kryesisë së PD dhe KQZ së PD nëse shqiptarët nuk do gjenin listat në 25 prill do quhej proces fars, prandaj demokratët duhet të jenë në lista janë penguar demokratë të orëve të para me arsyetimin se nuk janë në listë këta janë thirrur në 25 prill, ndërsa sot nuk lejohen në partinë e tyre”. Ajo u shpreh e sigurt në fitore pavarësisht garës së pabarabartë dhe problemeve në proces. Harxhi shprehu edhe njëherë vendosmërinë që nëse rezulton e kundërta ajo do të vazhdojë përpjekjet në PD.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit