Home Aktualitet Hasani në Gje...

Hasani në Gjenevë, pjesë e takimit të Këshillit të të Drejtave të Njeriut

23
0

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani udhëton sot nga India drejt Gjenevës, ku në datat 26 dhe 27 shkurt do të mbahet takimi i nivelit të lartë i sesionit të 55-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut (KDNJ).

Është hera e dytë që, brenda një periudhe më pak se 10-vjeçare, Shqipëria bëhet pjesë e këtij organizmi të rëndësishëm të OKB-së që trajton çështje të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Gjatë qëndrimit në Gjenevë, ministri Hasani do të pritet nga Komisioneri i Lartë i OKB-së i të Drejtave të Njeriut, ndërsa do të takohet me stafin shqiptar të punësuar pranë OKB në Gjenevë, si me ekipin e Misionit të Republikës së Shqipërisë.

Ministri Hasani do të japë mesazhin e tij në emër të Shqipërisë në takimin e posaçëm të Grupit të Miqve për Llogaridhënien për Ukrainën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit