Home ShowBiz “Heidi nuk e ...

“Heidi nuk e meriton finalen”, Françeska tregon kujt i ka rënë në qafë për lojën

619
0

Françeska Murati e cila shkoi deri në gjysmë finalen e “Big Brother Albania VIP 3″e ftuar në “Cherry on Top”, tregoi disa të vërteta të lojës së saj brenda në shtëpi dhe raportet me disa nga banorët.

Ajo tregon se shumë situata që i ndodhin banorëve të tjerë i përdorte për t’i nxjerrë keq të tjerët, ndërsa shpjegon se në të vërtetë nuk i interesonte.

“Më kanë rënë në qafë, më kanë rënë. Më shumë Ilnisës dhe Meritonit, duke i akuzuar se është lidhje fallco. E mendoja pak, por edhe e ekzagjerova se nuk është se më interesonte”, tha Françeska.

E pyetur nga Bora Zemani se a ‘ka bërë një luftë të madhe për të zbërthyer lojën e Heidit’, Françeska duket se nuk ka ndryshuar mendim edhe pas daljes së saj.

“Kam kuptuar se e qartë kam qenë në mendimet e mija për Heidin, kam kuptuar që ishin të drejta. Mendimi im është që Heidi nuk e meriton finalen, sepse loja e saj është e përfituar në kurriz të Romeos”, thotë ajo.

Françeska thotë se kundërshtari i saj më i fortë ka qenë Juli, edhe pse e kishte kuptuar lojën e tij për të ‘përfituar’ në lojë nga vajzat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit